Zgjedhjet Lokale

Latifi zotohet se do t’i përkrahë bujqit dhe ndërmarrësit në Rahovec

10/10/2021 10:36
nga:Q R

Kandidati për kryetar të Rahovecit, Smajl Latifi, u zotua se do t’i përkrahë bujqit dhe ndërmarrësit në komunën e Rahovecit.

Sipas tij, këta të fundit janë shpirti punëtor dhe motivim e inspirim i Rahovecit.

Postimi i plotë:

Dje vizituam fermerët dhe sipërmarrësit e vyeshëm të Rahovecit.
Fillimisht ishim te fermeri Driton Orllati, i cili ka mbi 40 krerë lopë, prej tyre 26 qumështote. Është për keqardhje që Dritoni për shkak të procedurave në dokumente është detyruar të heq dorë nga subvencionet!
***
Selajdin Canziba me bodrumin e tij ka filluar përpunimin e rrushit, një familje me mbi 5ha vreshta, për të siguruar treg me produktet e verës.
***
Fetah Popaj në Fortesë mbjell mbi 15ha me perime, ku dominon kultura e qepës. Ai ka ndërtuar një depo magazinuese ku e ruan produktin e tij.
***
Vizitën e vazhduam tek fermeri Jeton Hoti, i cili posedon 34 lopë qumështote. Një familje e përkushtuar në punë, ku takova edhe bacin Tahir, plakun më të moshuar në Ratkoc.
***
Fermeri Xhafer Hoti ka 25 lopë qumështote si dhe sipërfaqe të shumta me perime dhe kultura të tjera bujqësore.
***
Vizitën e vazhduam te fermeri Bashkim Hoti, me një nga fermat më të mëdha në komunën tonë. Ai ka 110 krerë lopë, me mbi 60 qumështore, ku punojnë me përkushtim e ndershmëri e tërë familja.
***
Arton Hoti është fermer, po ashtu shumë i përkushtuar me 28 lopë qumështore dhe me sipërfaqe të shumta me perime, kryesisht speca.
***
Bujqit dhe ndërmarrësit tanë janë padyshim shpirti punëtor dhe motivim e inspirim i Rahovecit. Ata do ta kenë gjithmonë përkrahjen time dhe derën e hapur tek unë.