Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka shpallur fitoren në zgjedhje duke falënderuar qytetarët për mbështetjen.
Në një reagim publik, ai ka thënë se “fitorja është e jona” dhe ka premtuar se do të vazhdojë të jetë kryetar i të gjithë qytetarëve, duke udhëhequr me drejtësi, barazi, transparencë dhe llogaridhënie.
Latifi ka njoftuar se festa do të mbahet sonte në disa lokacione të komunës, duke filluar nga ora 20:30 në Rahovec dhe më pas në Krushë të Madhe, Xërxë, Fortesë e Ratkoc.


