Lajme

Latifi: Presidenti maqedon uroi shqiptarët për Ditën e Alfabetit sepse është në zor të madh nga Bullgaria

11/22/2020 16:25
nga:Sh Xh

Profesori i filozofisë, Blerim Latifi thotë se presidenti i Maqedonisë së Veriut ka uruar shqiptarët atje për Ditën e Aflabetit Shqip sepse maqedonët janë në zor nga Bullgaria e cila ua ka mbyllur dyert e BE-së.

Dyert evropiane Bullgaria ua ka mbyllur deri sa maqedonasit të pranojnë që gjuha dhe historia moderne e tyre janë trashëgimi bullgare, shkruan Latifi, përcjellë Gazeta Blic.

Shteti i Pendarovskit ka dekada që investon në shkombëtarizimin e shqiptarëve, prandaj nuk mund të vlerësohet gjesti i urimit nga ai.

Maqedonasit kanë tentuar transformimin e shqiptarëve në një komunitet fetar nga ai etnik.

Ky është postimi i tij i plotë:

Presidenti i Maqedonisë së Veriut ua paska uruar shqiptarëve atje Ditën e Alfabetit Shqip.Ky urim vjen prej faktit se tani maqedonët janë në zor të madh nga Bullgaria, e cila ua ka mbyllë dyert e Bashkimit Europian, derisa të pranojnë se gjuha dhe historia e maqedonëve modernë janë trashëgimi thjesht bullgare.Urimi i kreut të Maqedonisë së Veriut do të ishte vërtet gjest që duhej vlerësuar lartë, po të mos na dilte parasysh fakti se shteti i Pendarovskit ka dekada që investon në shkombëtarizimin e shqiptarëve, në transformimin e tyre nga një komunitet etnik në një komunitet fetar, të ngjajshëm me boshnjakët.