• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Latifi: Jam 24 orë në shërbim të qytetarëve, kanë krijuar besim tek puna ime për shkak të përkushtimit dhe transparencës!

01/11/2025 16:28
nga:Y I

Smajl Latifi në një intervistë për dokumentarin ‘Expose’ prodhim i ‘Gazeta Blic’ na foli më gjerësisht për angazhimin e tij si i pari i komunës së Rahovecit.

Ai tha se qytetarët kanë krijuar besim tek ai dhe puna që bën për shkak të përkushtimit, transparencës dhe ndershmërisë së tij dhe ekipit.

“Në qoftëse ne e kishim detyrë mbi detyrat në kushtet e veprimtarisë së fshehtë që të punojmë me njerzit të ofrohemi me t’a, përkundër faktit që ishim të përndjekur dhe ishte veprimtari e rrezikshme. Ne punonim me njerëz që të merr drejtimin angazhimi ynë i përbashkët që të realizohet qëllimi, synimi dhe aspirata jonë. Në qoftëse para luftës ka qenë e vështirë të punohej me një njeri dhe qoftë edhe për një njeri që të rreshtohet në organizatën dhe konceptin e platformën që e përfaqësonim, pas luftës janë krijuar rrethana të përshtatshme që ky edukim politik, që të punojmë me njerëzit, që të bashkëbisedojmë hapur me njerëzit, ka qenë bazë e shëndoshë e mirë që puna me njerzit të vazhdoj tashmë në rrethana të reja sepse Kosova u çlirua. Gjithë veprimtaria ime si individ natyrisht që ka shërbyer që njerëzit të më zgjedhin si njëri prej atyre njerzve që mund të merr përgjegjësi, t’i ushtrojë përgjegjësit dhe si njëri prej atyre që me besnikëri u shërben qytetarëve të vet”

“Edhe në mandatin e parë unë nuk e kam patur asnjëherë problemin e përkrahjes dhe simpatisë që kanë njerëzit edhe për qenien time personale e posaqërisht për veprimtarinë, përkushtimin dhe vendosmërinë por edhe ndershmërinë që më ka karakterizuar gjatë gjithë rrugtimit politik në interes të qytetarëve dhe shoqërisë. Mandati i parë ka qenë gjysmak por megjithatë i kam fituar zgjedhjet, në 2013 i kam humbur i kam humbur zgjedhjet, në vitin 2017 i kam fituar zgjedhjet dhe në 2021 i kam fituar zgjedhjet dhe vazhdoj të jem kryetar komune edhe sot e kësaj dite, gjithnjë duke e vendos theksin që ekipin që unë e drejtoj, ushqen, kultivon dhe demostron vullnet të plot për të patur një qeverisje të hapur., transparente, demokratike dhe merr përsipër të përballet me cilindo shqetësim që e ka qytetari pavarësisht kompetencave që i kemi. Duke qenë afër njerëzve dhe duke qëndruar 24 orë në shërbim të tyre dhe çdo ditë të javës, natyrisht që ata e vlerësojnë këtë përkushtim” tha Latifi për dokumentarin ‘Expose raporton “Gazeta Blic”.

Ai duke shpalosur punën si i pari i Rahovecit tha se është vlerësuar si kryetari që ka përmbushur më shumë premtime të cilat i ka shpalosur para qytetarëve.