Sporti

Lartësi 2700 metra dhe fusha me ujë, Messin dhe Argjentinën i pret misioni i pamundur

10/10/2017 20:36
nga:Gazeta Blic

Argjentina dhe Leo Messi, kanë një mision gati të pamundur para vetes. Kombëtares argjentinase i duhet të fitojë në udhëtim te Ekuadori, për të siguruar kualifikimin në Botëror.

Lionel Messi dhe Argjentina nuk do ta kenë aspak të lehtë, pasi presioni është mbi ta, dhe fusha nuk duket aspak në gjendje të mirë, përcjell Gazeta Blic

Ndaj Ekuadorit, në ndeshjen e fundit kualifikuese, dhe vendimtare për një vend në Botërorin ‘Rusi 2018’, Argjentina do të luajë në stadiumin “Atahualpa Olympic Stadium” në Quito.

Ky nuk është një lajm aspak i mirë për Argjentinën e në veçanti Leo Messin, pasi që stadiumi ndodhet në lartësi mbidetare prej 2782 metrave.

Në të kaluarën, kur Messi ka luajtur në kushte të ngjashme me Argjentinën, gjithsej 5 ndeshje, ata nuk ia kanë dalur asnjëherë të shënojnë fitore.

Messi vuan në fushat të cilat ndodhen në lartësi të madhe mbidetare, andaj kjo ndeshje nuk do të jetë aspak e lehtë për yllin e Barcelonës.

Argjentina dhe Messi kanë pësuar humbje në kushte të tilla në vitin 2007 ndaj Kolumbisë, ndaj Bolivisë dhe Ekuadorit në vitin 2009, dhe kanë barazuar me Bolivinë dhe Ekuadorin në vitin 2013.

Mbetet të shihet nëse këtij “mallkimi” të Leo Messit dhe Argjentinës do t’i vijë fundi sonte, në ndeshjen ndaj Ekuadorit. /Gazeta Blic/

11/22/2017 14:40

Anulohet miqësorja Argjentinë – Itali, ky është shkaku