Sporti

Largohet Buffon, ky pritet të jetë kapiteni i ri i Juventusit

05/17/2018 13:38
nga:Lorik J

Juventusi ka konfirmuar se Giorgio Chiellini do të jetë kapiteni i ri i skuadrës – pas njoftimit të largimit të Gianluigi Buffonit.

Presidenti i Juventusit Andrea Agnelli tregoi se Chiellini shihet si zgjedhje e natyrshme për rolin e kapitenit, pasi luajti së bashku me portierin në Torino për 13 vitet e fundit, shkruan GazetaBlic

“Nuk mund t’i jap këshilla Chiellinit. Ne pothuajse kemi jetuar së bashku për 13 vjet, në dhomën e zhveshjeve dhe në fushë,” tha veterani Buffon.

“Giorgio, sipas mendimit tim, do të ishte perfekt për rolin e kapitenit të Juventusit. I uroj atij më të mirën.”

“Të gjitha rekordet në Serie A i kam thyer me ndihmën e tij.”

Megjithatë, Buffon diskutoi shkurtimisht edhe për portierin e dytë të Juventusit, Szczesny, i cili u transferuar në Itali në verën e kaluar si pasardhës i 40-vjeçarit.

“Ai është një lojtar shumë intelegjent. Ka shumë lojtarë që e kanë ndihmuar Juven të jetë në këtë nivel dhe ai është një ndër ta”, përfundoi Gigi.

/GazetaBlic/

08/18/2018 17:49

Chiellini: Ronaldo dëshiron vetëm fitore!