Sporti

Largim mes lotësh, Nagatomo mbyll aventurën në Turqi

07/02/2020 16:55
nga:Lorik J

Yuto Nagatomo largohet zyrtarisht nga Gallatasarai. Mbrojtësi japonez zhvilloi ditën e sotme stërvitjen e fundit me klubin turk dhe pas dy vitesh e gjysmë largohet. Kontrata e tij me Gallatasarain u mbyll sot dhe palët nuk gjetën akordin për zgjatjen e saj edhe pse kampionati nuk është mbyllur ende.

Gjatë senacën së sotme stërvitore Nagatomo u përshëndet me shokët e skuadrës dhe nuk I përmbajti dot lotët. Mbrojtësi pritet të nisi një aventurë të re sezonin tjetër dhe tashmë mbetet për t’u parë se cili do të jetë ekipi I tij I ri.