Sporti

Laporta: E kemi forcuar ekipin, do të synojmë triumfin në çdo garë

08/02/2025 15:16
nga:Mergim Rreci

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, i cili po udhëheq delegacionin e katalanasve në turneun e tyre në Azi, foli për regjistrimet e lojtarëve të rinj Joan Garcia dhe Marcus Rashford.

“Regjistrimet po ecin mirë. Po bëjmë atë që duhet të bëjmë dhe jemi të bindur se do të jemi në gjendje t’i regjistrojmë ata. Regjistrimi i Joan Garcias nuk varet nga mungesa e Marc-Andre ter Stegen. Ajo që po ndodh është se mungesa e Ter Stegen është thjesht mënyra më e drejtpërdrejtë për të përfunduar regjistrimin”, tha Laporta.

“E kemi forcuar ekipin dhe shpresojmë që sezoni i ardhshëm do të na sjellë sukses dhe shumë gëzim. Dhe momente të paharrueshme për tifozët e Barcelonës, dhe mezi presim këtë. Në çdo garë ku marrim pjesë, do të luftojmë për fitore”, shtoi presidenti i Barcelonës.

/GazetaBlic Sport/