Geek

Lansohet versioni ‘demo’ i lojës së parë për PlayStation 5

05/13/2020 21:26
nga:N S

Epic Games sot njoftoi përsëritjen tjetër të lojës së re, Unreal Engine 5 (UE5), me një demonstrim mahnitës që funksionon në PlayStation 5.

Epic thotë se demoja tregon se si konzollat ​​e lojërave të gjeneratës së ardhshme do të jenë vërtet të afta që të bëjnë shfrytëzimin e pajisjeve në maksimum.

“Grafikat flasin vetë. Dhe Epic ka shtyrë gjithmonë përformancat në skajin e tyre”, deklaroi shefi ekzekutiv i kompanisë Tim Sweeney për The Verge.

“Qëllimi ynë nuk është thjesht të sjellim më shumë karakteristika për zhvilluesit. Ne duam ta bëjmë jetën e zhvilluesve më të lehtë dhe më produktive”, shtoi ai.

Për të treguar aftësitë e UE5, Epic bashkëngjiti një demonstrim të ekzekutuar në një version të pajisjes PS5 dhe ofroi rezultatin. Rezultatet tregojnë një cilësi të jashtëzakonshme vizuale, të kombinuar me detajet dhe ndriçimin foto-realiste.

Qëllimi i menjëhershëm me UE5 herët do të jetë të ndihmojë zhvilluesit të fillojnë të mendojnë për lojëra si produkte holistike që mund të ekzistojnë kudo, nga telefonat inteligjentë deri në PC.