Lajme

Lansohet softweri për pagesën online të policave të sigurimit

05/17/2018 14:02
nga:Gazeta Blic

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme, Policinë e Kosovës dhe Byronë Kosovare të Sigurimeve, sot në pikën kufitare në Merdar kanë lansuar softuerin për pagesën online të policave të sigurimit.

Ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi, tha se me këtë iniciativë u lehtësohet bashkatdhetarëve ardhja në Kosovë.

“Me këtë veprim do të lehtësohen në mënyrë drastike hyrja në Kosovë për të gjithë bashkatdhetarët. Mirëpo, jemi duke punuar që te hiqet kjo barrë e madhe që ndër vite ka sjellë vështirësi për bashkatdhetarët kosovarë”, tha Gashi.

Ndërsa, ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi tha se me këtë projekt mundësohet që bashkatdhetarët të marrin Kartonin e Gjelbër me procedura të shpejta dhe pa pritje të gjata në kufi.

Drejtori Ekzekutiv i Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Blerim Pushkolli tha se blerja e policave online ose drejtpërdrejt është një veprim që lehtëson ardhjen e bashkatdhetarëve.