Lajme

Lansohet programi për financimin e sektorit privat

07/16/2018 08:06
nga:Gazeta Blic

Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj dhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, marrin pjesë në “Lansimi i Programit për financimin e NVM-ve dhe bizneseve fillestare Start-up”.

Kjo ngjarje organizohet nga Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë dhe ka për qëllim promovimin e “Programit për financimin e NVM-ve dhe bizneseve fillestare “Start-up”.

Programi është mbështetje e drejtpërdrejtë financiare për sektorin privat dhe të rinjtë dhe ka për qëllim përkrahjen e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në funksion të fuqizimit ekonomik dhe krijimit të vendeve të reja të punës.

10/02/2018 20:53

Lajmërohet Besim Beqaj tregon se a ka dhënë dorëheqje nga posti i ministrit!