Geek

Lansohet platforma shqiptare për luftimin e lajmeve të rreme në kohë pandemie

05/04/2020 14:37
nga:Gazeta Blic

Mediat botërore i japin një fokus rëndësisë së shërndarjes së lajmeve të sakta dhe luftimin e ‘Fake News’ në kohë të pandemisë. Informimi sa me i saktë në lidhje me COVID-19 ka rendesi jetike sipas artikullit të fundit në UN News.

“Në një kohë me frikë të lartë, pasiguri dhe të panjohura, ka tokë pjellore që trillimet të lulëzojnë dhe rriten. Rreziku i madh është që çdo gënjeshtër e vetme që fiton vëmendje mund të mohojë rëndësinë e një organi të fakteve të vërteta.” – Guy Berger (Drejtori për Politikat dhe Strategjitë në lidhje me Komunikimin dhe Informacionin në UNESCO)

UNESCO po punon gjithashtu për t’i ndihmuar njerëzit të bëhen më kritik ndaj asaj që u prezantohet në internet, në mënyrë që ata të kenë më pak të ngjarë të besojnë dhe përhapin lajme te rreme. Agjensia po përdorë hashtags #ThinkBeforeSharing, #ThinkBeforeClicking,dhe #ShareKnowledge, dhe promovon pikëpamjen se të drejtat për lirinë e shprehjes dhe qasje në informacion janë mjetet më të mira për rreziqet e dezinformimit.

“Eshte shume e bezdishshme dhe I frikshem fakti se ju e dini qe nje informacion eshte jo i vertet, ndersa njerezit qe e shperndajne ate kane besimin se kjo do ta ndihmoj boten dhe te tjeret pastaj e marrin ate si te saktë. Une jam shume e shqetsuar sepse kjo bene qe te kete shume dezinformata gjithandej” tha nje shikues per Al Jazeera.

Kompania e specializuar në siguri kibernetike FINDBUG, kontributin social ka vendosur ta jap në zhvillimin e verzionit beta të platformës së unifikuar që bënë të mundur identifikimi dhe raportimi i lajmeve jo të vërteta dhe vërtetësinë e lajmeve te dyshimta. Ide e zhvillimit te nje platforme ku raportohen lajmet e rreme ka lindur ne ngjarjen online të organizura nga Innovation Center Kosovo #hackthecrisiskosova .

Kjo platformë operon si makinë kerkuese ku përdoruesit mund të verifikojn nëse lajmet që po ju servohen janë te sakta apo anasjelltas.

Në mënyrë që gjithësecili të kontriboj në këtë iniciative ekipi punues ka zhvilluar një formë ku përdoruesve u mundësohet të kontribuojnë duke raportuar lajme te dyshimta të cilat ju shfaqen gjatë fletimit në rrjete sociale apo kanale të tjera digjitale.

Rri nshpi, informohu drejt edhe raporto lajme te rreme (http://no-fakenews.com/)