Uncategorized

Lansohet diplomë e dyfishtë finlandeze për studime bachelor

05/07/2020 22:21
nga:N.K

Sot Kolegji Universum në bashkëpunim me Universitetin Partner nga Finlanda Kajaani University of Applied Sciences kanë lansuar – Diplomen e dyfishtë finlandeze për studime bachelor. Prezantimi i programit është bërë nga Drejtoresha e programit të Kajaani University of Applied Sciences Z. Kirsi Sievers.

Ky bashkëpunim mundëson që studentët kosovar ti fillojnë studimet në Kolegjin Universum dhe të vazhdojnë vitin e e tretë në Finlandë në Kajaani University of Applied Sciences me BURSË TË PLOTË dhe përfitojnë 600-800 euro në muaj për shpenzime të jeteses. Përveç studimeve, përfitimi kryesor i studentëve të këtij programi është praktika profesionale në Finlandë e cila zgjatë 5 muaj dhe përmban 30 ECTS.

Studentët do të pajisen me diplomë të dyfishtë në Biznes Menaxhment në Kolegjin Universum dhe Administrim Biznesi në Kajaani University of Applied Sciences.

Regjistrimet për studime në këtë program kanë filluar. Regjistrimi bëhet përmes këtij linku http://tiny.cc/b62loz

Pse të zgjedhni Finlandën? Finlanda, vendi i vlerësuar me sistemin më të mirë të edukimit në botë është një nga destinacionet më të preferuara për studentët nga e gjithë bota. Kajaani University of Applied Sciences është një nga universitetet më ndërkombëtare dhe më cilësore në Finlandë.

07/02/2020 14:44

Studio dhe Punësohu përmes bursave për studime duale