Sporti

“Lamtumirë” Valverde, ky pritet të jetë trajneri i ardhshëm i Barcelonës

12/06/2019 18:17
nga:M K

Aventura e Valverdes me Barcelonën pritet të mbyllet shumë shpejtë.

Kjo pasi, duke u bazuar në raportimet e “Mundo Deportivo”, gazetë e afërt me klubin katalunas, Ronald Koeman, selektori aktual i Holandës, do të zyrtarizohet si trajner i “Blaugranas”, shkruan GazetaBlic.

Drejtori holandez i Barcelonës, Nico Hoogman, tashmë ka zbuluar ofertën e kontratës për holandezin, që në edicionet 1989/1995 djersiti fanellën e famshme “verdhë e kuqe”.

Gjithsesi, mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat verën e vitit 2020, por ajo që është e rëndësishme, karrigia e teknikut Valverde, tashmë ka filluar të lëkundet, përkundër faktit se rrugëtimi i Barças në Ligën e Kampionëve dhe La Liga do të jetë thuajse vendimtar.

/GazetaBlic/

06/02/2020 09:45

LAJMI I FUNDIT: Pesë lojtarë dhe dy trajnerë te Barcelona me koronavirus