Në moshën 93 vjeçare ka ndërruar jetë nëna e ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, Ajshe Veseli, raporton GazetaBlic
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra përmes një postimi në rrjetet sociale ka shprehur ngushëllime gjithë familjarëve për vdekjen e Ajshe Veselit.
“Lamtumirë nëna heroinë, Ajshe! Të çoftë i lehtë dheu i Kosovës. Ngushëllime familjes Veseli, të afërmve dhe atyre që e njohën”, ka shkruar Deliu-Kodra.
Vlora Çitaku shpreh ngushëllime për vdekjen e nënës së Kadri Veselit


