Shumë njerëz pyesin veten se si është e mundur të udhëtojnë me një kamper, por me sa duket pushimi fillon qysh nga momenti i hypjes, duke ikur nga rutina e përditshme, raporton GazetaBlic.
Kështu të paktën thotë Naser Biri i cili nga kënaqësia e përjetimit të kamperit për disa dekada, ka shfrytëzuar këtë mundësi që ta shndërrojë në punë.
Ai thotë se kjo dëshirë është trashëguar nga babai i tij, teksa shton se i jepet mundësia çdo personi që adhuron një gjë të tillë, ta shfrytëzojë në maksimum.
“Këtë dëshirë e kemi shumë moti, është trashegim edhe prej babait. Nga kjo, lindi ideja që të fillojë edhe biznesi, në mënyrë që t’i jepet mundësia çdo personi që adhuron një gjë të tillë, ta provojë”, tha ai.
Teksa flet për kamperin, Naser Biri thotë se pushimi i vërtetë fillon qysh nga momenti kur hyp aty.
“Kënaqsia më e madh është që prej momentit kur hyp në veturë, aty edhe fillon pushimi. I ke të gjitha me vete, përfshirë edhe ushqimin”, tha ai në Klan Kosova.