Sporti

Lampard ndërpret stërvitjet e skuadrës së tij pas ndërhyrjes së Policisë

01/11/2019 15:43
nga:Ideal

Legjenda e Chelsea, Frank Lampard i vënë në krye të Derby Country po përgatiste ndeshjen kundër Leeds për Championship, kur forcat e policisë kanë ndërhyrë duke i kërkuar që ai të marrë lojtarët dhe të largohet nga fusha.

Mësohet se policia ka marrë informacione se një person i është afruar rrethimit të fushës dhe po përgjonte skuadrën e Lampard në prag të kësaj ndeshje.

Personi në fjalë është parë teksa vrojtonte me dylbi dhe me vete kishte pasur edhe një palë pinca, të cilat i ka përdorur për të hapur rrethimin e fushës.

Policia e Derby Country e raportoi çështjen në fjalë, por ajo që dyshohet më shumë është se personi nuk ka dashur të kryejë vetëm një përgjim në lidhje me ndeshjen e futbollit, por diçka tjetër mund të ketë qenë në planin e tij.

I dyshuari nuk u arrit të kapej nga forcat e policisë, por pritet që shumë shpejt të zbardhet identiteti i tij nga kamerat e zonës përreth.

Një ngjarje e tillë e ka trazuar ambientin brenda skuadre dhe të gjithë ndihen të shqetësuar nga kjo ndodhi edhe pse Lampard po përpiqet të mbajë lojtarët të fokusuar tek ndeshja.