Geek

Lamborghini që rrallëherë do e keni mundësinë ta shihni, po shiten vetëm 40 copë në botë

05/13/2020 22:56
nga:N S

Lamborghini Centario, i pajisur me një motor V12, një ndër motorët më të fuqishëm të prodhuar ndonjëherë, po konsiderohet si modeli më i rrallë i firmës italiane për prodhimin e makinave.

Centario është gjithashtu shumë më ekskluziv se Aventador, me vetëm 40 copë të prodhuar në të gjithë botën: 20 kupe (coupe) dhe 20 pa çati.

Centario akordohet me një motor të tipit V12, me fuqimarrje prej 6.5 litrash, si dhe një zë drithërues.

Modeli i rrallë i firmës automobilistike italiane gjithashtu arrin kapacitetin e 759 kuaj fuqive, gati 30 më shumë sesa Aventador S.

Marrë parasysh se para periudhës së pandemisë vetura në Kanada shitej rreth 3,5 milionë euro, firma tashmë i ka vënë etiketën 1,84 milionë euro.

07/01/2020 13:21

“Lamborghini mbi ujë”: Kështu do të duket superjahti me 4 mijë kuaj-fuqi