Ish diplomatja Alma Lama, ka reaguar për vizitën e kryeministrit Kurti dhe disa ministrave të tij në Shkup, raporton Gazeta Blic.
Ajo përmes një postimi në Facebook, ka pyetur se çka ndodhi me skandalin diplomatik ku u fye presidentja Osmani.
Lama ka thënë se kjo po i bie që Kurti dhe Gërvalla e kanë miratuar atë sjellje, përderisa nuk mbajnë qëndrim shtetëror, derisa e ka quajtur sjellje amatoreske.
Postimi i saj i plotë:
Po me skandalin diplomatik ku u fye presidentja e shtetit te Kosoves, cfare ndodhi?
Kjo i bie qe KM kurti dhe ministrja e jashtme Gervalla e kane miraruar ate sjellje, perderisa nuk mbajne qendrim shteteror.
Sjellja aspak dinjitoze, amatoreske!