Sporti

“Lakuriqët” të frikshëm ndaj “Galaktikëve” – Valencia zbret me këmbë në tokë Zidanen

04/03/2019 23:23
nga:M K

U rikthye në Real Madrid me fitore të njëpasnjëshme, por deri sonte.

“Estadio Mestalla” ishte një “ferr” i vërtetë për kampionët aktual evropian dhe posaqërisht Zinedine Zidanen, shkruan GazetaBlic.

Guedes në minutën e 35-të dhe Ezequel Garay në të 83-tën mjaftuan për “lakuriqët” që arkëtuan tre pikë tejet të rëndësishme në luftë për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve. Goli i Benzemas në çastet e fundit nuk mjaftoi për madrilenët.

FT Valencia-Real Madrid, 2-1.

Momentalisht, djelmoshat e Marcelino Garcia Toral gjenden në pozitën e pestë me një pikë më pak se Getafe që pozicionohet e katërta në La Liga.

Ndërkaq, “galaktikët” mbesin në pozitën e tretë me 57-të pikë të tubuara në 30-të ndeshje.

Javën e ardhshme Valencia do të jetë mysafire e Rayo Vallecanos, derisa Real Madridi në Santiago Bernabeo e pret Eibarin.

/GazetaBlic/

04/20/2019 10:47

Ja çka pritet të ndodhë me gratë dhe fëmijët që u kthyen mbrëmë nga Siria, të cilë po mbahen në këtë fshat të Kosovës