Lajme

Lajmi i mirë: Zyrtarja e lartë shëndetësore e BE-së, vaksina për COVID-19 mund të jetë e gatshme deri në fund të këtij viti

08/10/2020 13:43
nga:Gazeta Blic

Një vaksinë për coronavirus mund të jetë e gatshme deri në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm, sipas Komisioneres së Shëndetit të BE-së, Stella Kyriakides.

“Megjithëse bërja e parashikimeve është e rrezikshme në këtë pikë, ne kemi indikacione të mira që vaksina e parë do të jetë në dispozicion deri në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm”, citohet të ketë thënë Kyriakides për gazetën gjermane të biznesit Handelsblatt në një intervistë të botuar të dielën.

Dhe sipas Politico, përcjell Telegrafi, ministri italian i shëndetësisë Roberto Speranza bëri një parashikim të ngjashëm javën e kaluar.

Ndryshe, vende në të gjithë botën po garojnë për të siguruar vaksinat e mundshme të coronavirusit.

Në qershor, një aleancë vaksinash midis Gjermanisë, Francës, Holandës dhe Italisë filloi bashkimin e aktiviteteve të saj me strategjinë e Komisionit Evropian për të avancuar blerjen e vaksinave si një bllok.

Sipas të dhënave të fundit, numri i të prekurve nga coronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 20 milionë.

Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 5.199.444 raste deri më tani. Pas SHBA-së renditen Brazili (3.035.582), India (2.215.074), Rusia (887.536), si dhe Afrika e Jugut (559.859).

 

Mesazhi i IKSHPK-së pas tubimit të Mozzik: “Jo tubime. Virusi vret”

09/27/2020 18:42

​Luftimet Armeni-Azerbejxhan, Bashkimi Evropian kërkon armëpushim urgjent