Lajme

LAJMI I FUNDIT: Zgjedhjet e ardhshme nacionale, Haradinaj e Limaj bashkojnë forcat

01/17/2024 10:06
nga:G C

AAK dhe Nisma pritet të nënshkruajnë për marrëveshje për koalicion parazgjedhor.

Kështu kanë bërë me dije burime pranë GazetaBlic, ku shumë shpejt në një konferencë për media do të zyrtarizohet ky koalicion.

“Haradinaj e Limaj janë dakorduar për arritjen e një koalicioni parazgjedhor. Zyrtarizimi do të ndodhë shumë shpejt”, tha ky burim i Gazeta Blic.

Sipas burimeve, ky nuk është koalicioni i vetëm i AAK-së.

Zyrtarisht ende nuk e kanë konfirmuar as nga AAK e as nga Nisma lidhjen e koalicionit, por sipas burimeve të Gazeta Blic tashmë janë dakorduar të gjitha detajet.

Ndryshe, emri i Limajt është diskutuar gjatë në PDK, nëse duhet të rikthehet ish- dyshi i partisë apo jo. Në PDK kanë qenë të ndarë në dysh:, disa kanë qenë për kthimin e tij e disa kanë qenë kundër. Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi dhe ekipi i tij kanë qenë kundër, derisa disa nga ish- drejtuesit e luftës së UCK-së kanë qenë për.

Sidoqoftë, Limaj e Haradinaj kanë bashkëpunuar në opozitë me vite, derisa kanë qenë edhe në bashkëqeverisje, gjatë kohës së PAN-it./ Gazeta Blic