Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në fshatin Llapashticë të Podujevës.
Pas të shtënave me armë zjarri rreth orës 19:30, Policia ka gjetur të vdekur një person.
Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic”, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 19:30, kemi marrë informatën për të shtëna me armë në fshatin Llapashticë të Podujevës. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore, ku kanë hasë në një person pa shenja jete. Vdekjen e viktimës mashkull e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.Aktualisht, hetuesit policorë, në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisur hetim për ndriçimin, sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë rast” tha Ahmeti për “Gazeta Blic”


