Lajme

LAJMI I FUNDIT: Vrasje e rëndë në Pejë

02/27/2020 08:34
nga:Y I

Një vrasje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Pejë përkatësisht në fshatin Llabjan të Pejës.

Rastin për Gazeta Blic e ka konfirmuar Shkodran Nikçi, zëdhënës në Prokurorinë Themelore të Pejës.

“Prokurori kujdestar i Departamentit të Krimeve të Rënda së bashku me njesitë policore, kanë dalë në vendin e ngjarjes, dyshohet se ka qenë një trup i pajetë. Prokuroria dhe policia janë duke marrë masat e nevojshme për ndriçimin e rastit”, tha Nikçi për Gazeta Blic.