Lajme

LAJMI I FUNDIT: Votohet mocioni i mosbesimit, shkarkohet qeveria “Kurti”

03/25/2020 22:56
nga:N.K

Është votuar mocioni i mosbesimit, me 82 vota për, 32 kundër dhe 1 abstenim.

Në sallë ishin prezent 117 deputetë.

Kujtojmë që mocioni i mosbesimit është inicuar nga LDK-ja e cila ishte në qeveri me VV-në, pas shkarkimit të ministrit të mbrojtjes, Agim Veliut.

Mocionin e mosbesimit të ngritur nga LDK e Isa Mustafës e kanë përkrahur shumica e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Shkarkimi i ministrit Agim Veliu nga kryeministri Kurt, erdhi pas deklaratave të ministrit të mbrojtjes, i cili sipas Kurtit, mbrojti pozicionin e presidentit Thaçi, për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.

Kreu i LDK-së e quajti tradhti aktin e partnerit të tij Albin Kurtit, i cili e shkarkoi Veliun, pasiqë përhapi panik, duke përkrahur shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, të cilën e propozoi Presidenti Hashim Thaçi.

Albin Kurti drejtoi ekzekutivin e vendit për vetëm 51 ditë, duke u bërë kështu, Qeveria më jetëshkurtër ndonjëherë në Kosovë.

Replika të ashpra ndërmjet Gashit dhe Selimit

Publiée par GazetaBlic sur Mercredi 25 mars 2020