Lajme

LAJMI I FUNDIT: Thaçi i drejtohet edhe me një letër Kurtit, i jep “ultimatum” për emrin e mandatarit (dok)

04/15/2020 12:33
nga:Gazeta Blic

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi edhe njëherë i ka shkruar letër liderit të Lëvizjes Vetëendosje, raporton Gazeta Blic.

Në letrën e radhës, presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka kërkuar që sa më parë Vetëvendosje ta dërgoj emrin e mandatarit për kryeministër të ri të vendit.

“Kërkoj përsëri nga ju që ta bëni propozimin për kandidatin/en për kryemninistër pa humbur kohë dhe në përputhje me Nenin 95 të Kushtetutës dhe Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetutese në rastin nr. KO103/14. Unë ju siguroj që brenda një periudhe të arsyeshme kohore, në përputhje me urgjencën për t’I dhënë vendit Qeveri të re me legjitmitet nga Kuvendi i republikës së Kosovës, do të propozoj kandidatin/en për kryeministër për të formuar qeverinë”, thuhet ndër të tjera në letrën që Thaçi i aka dërguar Kurtit, e të cilën e ka siguruar Gazeta Blic.

Tutje në këtë letër Thaçi shkruan se “si president i Republikës së Kosovës do të ndërmarrë këtë veprim duke ndjekur të gjithë hapat kushtetues, që qytetarët e Republikës së Kosovës ta kenë sa më shpejtë Qeverinë e tyre të re, sidomos në këtë situatë të pandemisë COVID-19, e cila kërkon një qeveri efikase dhe efektive me mandat të plotë kushtetues”.

Në vazhdim gjejeni letrën e plotë që Thaçi ia dërgoi Kurtit:

Ndryshe, kjo është letra e tretë që Thaçi ia ka dërguar Kurtit, në lidhje me mandatarin për formimin e Qeverisë së re, që nga rrëzimi i Qeverisë Kurti javë më parë.

Kurti ditë më parë i ishtë përgjigjur presidentit Thaçi, ku i kishte thënë se nuk do të jap emrin e ri, për faktin se sipas tij, vendi duhet të shkoj në zgjedhje të reja, pas përfundimit të pandemisë së kroonavirusit.

Në vazhdim e gjeni letrën e plotë të Kurtit, që ditë më parë i ishte përgjigjur presidentit:

LAJMI I FUNDIT: Albin Kurti ia kthen letrën Hashim Thaçit

09/24/2020 09:33

Parashikimi i Shkëlzen Maliqit: Albin Kurti së bashku me Vjosa Osmani nuk marrin më shumë se 40% të votave