Lajme

LAJMI I FUNDIT: Të mërkurën seanca për votimin e Qeverisë

06/01/2020 15:40
nga:Gazeta Blic

Është caktuar seanca e Kuvendit, kur pritet të mbahet seanca për zgjedhjen e Qeverisë Hoti.

Ajo do të mbahet të mërkurën në orën 11:00, pritet të mbahet seanca për votimin e Qeverisë Hoti, raporton Gazeta Blic.

Ky hap vjen pas publikimit të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, që i dha të drejtë dekretit të Thaçit për mandatimin e Avdullah Hotit për kryeministër.

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa ka thirrur për nesër mbledhje të kryesisë së partisë.Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media të lëshuar nga Lidhja Demokratike.

Në këtë njoftim thuhet se Mustafa e ka thirrur mbledhjen për nesër në ora 16:30, në Selinë Qendrore të LDK’së.

“Nesër (e martë), më datë 2 qershor 2020, në orën 16:30, në selinë e LDK-së, mbahet mbledhja e Kryesisë”, thuhet në njoftim, derisa, bëhet e ditur se pas mbledhjes, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa mban konferencë për medie.

LDK dorëzon kërkesën për seancë

LDK dorëzon kërkesën për seancë

Publiée par GazetaBlic sur Lundi 1 juin 2020

Isa Mustafa thërret mbledhjen e Kryesisë