Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të luftojnë për unifikimin e titujve të peshave të rënda. Ndeshja e ‘shekullit’ që ishte paraparë të zhvillohej më 17 shkurt në Arabinë Saudite do të shtyhet për shkak të një lëndimi që ka pësuar Fury.
Siç raporton “Sky Sports Boxing” ndeshja do të shtyhet, kurse data e ardhshme nuk është caktuar akoma, transmeton GazetaBlic Sport.
BREAKING: Tyson Fury vs Oleksandr Usyk has been postponed due to Fury picking up a cut in sparring ? pic.twitter.com/ZiMkPUTgI7
— Sky Sports Boxing (@SkySportsBoxing) February 2, 2024
Fury është kampion i WBC, dhe Usyk i WBA, IBF, WBO.