Përkundër faktit se nuk përmendej si opsion, tashmë një gjë e tillë mund të ndodhë.
Sipas raportimeve të fundit nga ishulli, Premier Liga mund të shtyhet, përcjell GazetaBlic.
Futbollistët dhe menaxherët do të mblidhen shumë shpejtë për ta diskutuar këtë çështje.
Fillimisht thuhej se Premier Liga është e interesuar që ta vazhdojë kampionatin. Drejtuesit kanë urdhëruar lojtarët që të mos përqafohen dhe mos t’i shtrëngojnë duart.
Gjithashtu, atyre u është kërkuar që mos t’i shkëmbejnë as fanellat, për të evituar edhe gjasën më të vogël të shpërndarjes së koronavirusit.
/GazetaBlic/