Lajme

LAJMI I FUNDIT: Sërish lëkundje tërmeti në Durrës

09/22/2019 08:38
nga:Y I

Raportohet se një tjetër lëkundje tërmeti është ndjerë para pak minutash në Durrës. Ndërkohë që pak orë më parë sërish është lëkundur qyteti i Durrësit, me magnitudë 3.3 ballë.

Po ashtu edhe gjatë natës janë ndjerë lëkundje të fuqishme, dhe të vazhdueshme. Sipas Institutit te Gjeoshkences tërmeti që është ndjerë pak pas mesante ka qenë me magnetutë 4.9 ballë të shkallës Rihter, me thellesi 6 kilometer.

Tëmeti ka patur sërish si epiqendër Detin Adriatik, 30 kilometra larg Durrësit.

Kujtojmë se vendi u trondit dje nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.8 ballë, ndërkohë që epiqendër kishte qytetin e Durrësit si dhe kryeqytetin.

Raportohet për dëme të shumta materiale në terren, ndërkohë që shumë persona e kanë kaluar natë jashtë si pasojë e lëkundjeve të vazhdueshme sizmike.

“Sipas informacioneve zyrtare paraprake – dhe dua ta theksoj që këto informacione janë duke u përditësuar minutë pas minuti teksa ekipet skanojnë situatën në terren – deri në momentin që po flasim, raportohet për 68 persona të lënduar, por në të gjitha rastet bëhet fjalë për lëndime të lehta, që kanë ardhur kryesisht si pasojë e situatës së frikës që kanë përjetuar qytetarët në momentin e tërmetit, dhe pasi kanë marrë trajtimin mjekësor, janë larguar sërish për në banesat e tyre.”- deklaroi Xhaçka në një njoftim për mediat.

Nga Shtabi i Emergjencave i ngritur në Prefekturen e Tiranës, është vendosur ngritja e 6 pikave të emergjencave në ambiente të hapura, kryesisht për ata banorë që mund të kenë nevojë për ndihmë.
Pikat e Emergjencave do të jenë në:

1- Rr. “3 Dëshmorët”, Yzberisht;
2- Liqeni i Thatë;
3- “Bulevardi ri”, Kashar;
4- Stadiumi “Dinamo”;
5- Kisha në Rr. “Don Bosko”;
6- Shkolla “Betim Muco”,
Kombinat.

Shërbimet e strukturave të shtabit do të jenë prezente në këto pika.