Cristiano Ronaldo pas diçka më tepër se dy jave, ka mposhtur koronavirusin.
Një nga futbollistët me fizikun më të mirë, u infektua me virusin me koronë, teksa ndikoi negativisht te skuadra e Juventusit, pasi humbi disa ndeshje të rëndësishme, si ajo përballë Barcelonës në Ligën e Kampionëve, përcjell GazetaBlic.
Megjithatë, ai shumë shpejtë pritet t’u rikthehet fushave të blerta, pasi tashmë ka dalë negativ.
Këtë e ka konfirmuar gazetari i mirënjohur italian, Fabrizio Romano.
Romani, përmes “Twitterit” shkroi se portugezi tashmë e ka fituar luftën kundrejt Covid-19 dhe se shpejti pritet të jetë i gatshëm për torinezët.
Cristiano Ronaldo is back. He has just tested negative for Covid-19. 🚨 #CR7
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) October 30, 2020
/GazetaBlic/