Gjyqtari Mentor Ajeti ka pranuar publikisht gabimin që ka bërë dje në ndeshjen Dukagjini – Prishtina, ku pranoi autogolin e Pefqelit, pavarësisht se e kishte ndaluar lojën më parë.
Ai tha se ndihet keq për gabimin dhe e shpjegoi këtë si moment shumë të vështirë në karrierën e tij, shkruan GazetaBlic Sport.
Ajeti i ka kërkuar falje Prishtinës, teksa tha se pranon çdo vendim që vjen nga FFK.
Ja postimi:
“E nderuara Federata e Futbollit te Kosoves
Te nderuara klube te futbollit
Te nderuar futbolldashes.
Duke e pare situaten e krijuar pas ndeshjes se djeshme Dukagjini – Prishtina, ndihem jashtezakonisht keq dhe pergjegjes te iu drejtohem me kete opinion. Ajo qe ka ndodhur dje eshte nje moment shume i veshtire per karrieren time te cilen e kam ndertuar me shume mund e pasion. Referimi per mua eshte gjeja me e bukur ne jete andaj jam munduar maksimalisht te beje me te miren duke i kaluar te gjitha sfidat te cilat me kane percjell ne kete zehe pa impenjime dhe duke kaluar te gjitha normat dhe testet e kerkuara nga Komisioni i Gjyqtareve.Tash e dy vite jam i licencuar ne UEFA ne programin Core dhe synimi yne ka qene shpejt te pajisem edhe me stemen e FIFA-s.
Une e marre pergjegjesine per gabimin qe kam bere por dua te ju siguroj qe ka qene vetem nje gabim njerezor dhe pas shume analizave me ekspert te referimit dhe vlersimit time vrejm qe ka qene nje leshim nga ana ime dhe kerkoj falje publike dhe pres mirkuptim.Jemi deshmitar qe situata te tilla ndodhin edhe ne kampionate elitare ne Evrope e rasti me i fresket ishte ai ne ndeshjen Arsenal – Brentford ky gjyqtaret dolen dhe kerkuan falje per gabime njerzore
Une besoj qe nuk ka njeri ne bote qe deshiron qe qellimisht te demton veten dhe karieren me nje vendim te kesaj natyre, rrethi ku une jetoj me njeh se qfar personi dhe njeriu me vertyte jame.
Edhe une dua ti kerkoj falje FC Prishtines, FFK-se dhe gjithe futbolldashesve dhe shpresoj qe gabimi qe une kame bere diten e djeshme te konsiderohet si gabim i imi dhe ekipit te gjyqtareve dhe jo te etiketohen njerez te tjere.
Dua qe ne keto momente aspak te lehta per mua dhe familjen time te me mbeshteteni pasi ka qene vetem nje gabim njerezor.
Une do te vazhdoj te jap kontributin time dhe do te pranoj cdo vendim qe vjen nga FFK”, ka shkruar Ajeti.
/GazetaBlic Sport


