Qeveria e Kosovës e ka miratuar propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitija për masat e reja kufizuese për luftimin e Covid- 19, raporton Gazeta Blic.
“Qeveria miraton masat e reja”, tha Kurti.
Ndryshe, masat e reja përfshijnë mbylljen e gastronomisë nga nesër deri më 18 prill.
Sipas këtij vendimi, bartja e maskave është e obliguar në të gjitha rastet, pos në tri raste:-Gjatë ngasjes së automjetit vetëm apo me anëtarët e ngushtë të familjes;
-Gjatë vrapit dhe çiklimit;
-Gjatë ecjeve jashtë zonave të banuara dhe jo në grupe me më shumë se 4 persona të të njëjtës familje.
Ndalohet qarkullimi i qytetarëve nga ora 22:00 deri në 5 të mëngjesit.
Institucionet publike dhe private të arsimit parauniversitar do kalojnë në online nga 12 deri më 18 prill ndërsa ato universitare nga 6 deri më 18 prill.
https://www.facebook.com/gazetablic/posts/4145552735509250
Arben Vitija: Këto janë masat e reja në luftimin e Covid- 19 (Video)