Lajme

LAJMI I FUNDIT: Presidenti thërret konferencë urgjente për media

03/23/2020 22:02
nga:Gazeta Blic

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thirrur konferencë për media pas vendimit të qeverisë për vendosjen e masave për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve të Kosovës, i cili bie në kundërshtim me kushtetutën e Kosovës.

Presidenti Thaçi do të dalë në konferencë në orën 22:30, në ndërtesën e presidencës.

Vendimi për kufizim të lëvizjes së qytetarëve paraqet shmangie nga të drejtat dhe liritë e njeriut që garantohen me Kushtetutën e Kosovës. Kufizimi i lirive dhe të drejtave të qytetarëve mund të bëhet vetëm kur shpallet Gjendje e Jashtëzakonshme.

05/26/2020 09:22

Dy të prekur me COVID-19 në gjendje të rëndë