Lajme

LAJMI I FUNDIT: Presidenti Thaçi shtyn zgjedhjet në Mitrovicën e Veriut

06/11/2020 15:47
nga:E Sh

Pas marrjes së pozitës si zëvendëskryeministër Goran Rakiq, komuna e Mitrovicës së Veriut do të shkojë në zgjedhje të reja.

Burime të GazetaBlic kanë konfirmuar se zgjedhjet për këtë komunë do të shtyhen për shkak të situatës me pandeminë COVID 19 që po vazhdon të jetë aktive.

Ky vendim është marrë nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi, theksojnë këto burime.

Rakiq tashmë është zëvendëskryeministër në Qeverinë e drejtuar nga Avdullah Hoti.

Aktualisht edhe zgjedhjet në Podujevë për kryetar komune janë pezulluar, për shkak të pandemisë me COVID-19.

Vendimin për të shpallur zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Podujevës, ai e kishte marrë 4 ditë pas votimit të Qeverisë Kurti, ku Agim Veliu ishte bërë Ministër i Punëve të Brendshme.Kësaj radhe situata është më ndryshe për shkak të pandemisë.

Pikërisht për shkak të pandemisë zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Podujevës janë shtyrë dhe akoma nuk ka një datë të re se kur do të votohet për të parin e kësaj komune.

GazetaBlic ka siguruar edhe dokumentin zyrtar që konfirmon shtyrjen e zgjedhjeve në Mitrovicë të Veriut.

Edhe Mitrovica e Veriut në zgjedhje të jashtëzakonshme për kryetar të komunës

06/07/2020 12:11

Veliu e Rakiq lënë komunat e tyre pa kryetarë, presidenti ende nuk ka vendosur për datën zgjedhjeve!