Sporti

LAJMI I FUNDIT: Pesë lojtarë dhe dy trajnerë te Barcelona me koronavirus

06/02/2020 09:45
nga:M K

Pesë futbollistë të Barcelonës dhe dy trajnerë raportohet të jenë infektuar me Covid19.

Të paktën kështu shkruan radioja katalunase, “RAC1”, me rastin e testimeve para rikthimit në fushat e blerta, pesë lojtarë e dy trajnerë në kampin “verdhë e kuq” janë konfirmuar pozitivë, përcjell GazetaBlic.

Gjithashtu, sipas medias së lartëcekur, të gjithë pjesëtarët e stafit duket të kenë qenë asimptomatikë, por që janë të gatshëm dhe shëndetplotë për t’iu rikthyer fushave të blerta.

Raportimet e “RAC1” nuk është konfirmuar nga klubi katalunas, madje as nuk kanë dalur me ndonjë komunikatë zyrtare lidhur me këtë çështje.

Kujtojmë se Primera Divisioni spanjoll do të rinisë me datën 11 të këtij muaji.

/GazetaBlic/

07/01/2020 09:39

Busquets e pranon: Mbrojtja e titullit, e vështirë