Lajme

Lajmi i fundit nga KQZ: Kaq vendvotime janë rinumëruar

11/19/2019 16:56
nga:B. D

Zëdhënësi i Komisionit Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar se QNR-ja po vazhdon rinumërimin për të cilën vendosi PZAP-ja, shkruan GazetaBlic.

Elezi njoftoi se deri në ora 16:00 janë rinumëruar 66 vendvotime, ku në përgjithësi deri tani janë rinumëruar 772 apo 55%.

Ai tha se edhe 635 vendvotime të tjera kanë mbetur pa u rinumëruar.

“Në QNR është duke vazhduar procesi i rinumërimit të vendvotimeve për të cilat ka vendosur PZAP-i. Vetëm gjatë ditës së sotme, deri në orën 16, janë rinumëruar 66 vendvotime, ndërsa në përgjithësi numri i vendvotimeve të rinumëruara është 772 apo rreth 55%. Kanë mbetur për t’u rinumëruar edhe 635 vendvotime të tjera”, tha Elezi për GazetaBlic.

12/08/2019 08:54

KQZ: Brenda 60 ditëve pas certifikimit të rezultateve asgjësohet materiali zgjedhor