Lajme

Nesër nënshkruhet marrëveshja për linjën hekurudhore Prishtinë – Beograd

02/13/2020 23:05
nga:Gazeta Blic

Vetëm pak kohë që kur u arrit marrëveshja e linjës direkte ajrore Prishtinë-Beograd, nesër do të nënshkruhet marrëveshja e linjës hekurudhore mes Kosovës e Serbisë.

Kështu kanë konfirmuar për Klan Kosovën burime të larta zyrtare nga Munihu.

”Nesër në orën 09:30 bëhet nënshkrimi i marrëveshjes për Transportin Hekurudhor”, ka thënë ky burim i lartë për Klan Kosovën.

Ky zhvillim vie pas negociatave të mëparshme të autoriteteve kosovare e serbe për infrastrukturë, si dhe pas takimit me Presidentit Thaçi me të dërguarin special të presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi Richard Grenell, që pati sonte në Munih, një ditë para Konferencës për Siguri.

Shtohet presioni ndaj Albin Kurtit: Pos Grenellit e Pompeot, tash heqjen e taksës me urgjencë po e kërkon edhe Macron

03/27/2020 22:41

‘Lajmërohet’ Haki Abazi: Grenell ka mundësi të mos e ketë parë marrëveshjen e Vuciqit dhe Thaçit