Sporti

LAJMI I FUNDIT: Napoli refuzon ofertën 90 milionëshe të Real Madridit për Koulibalyn

05/25/2019 08:22
nga:M K

Vazhdon të mbetet njëri nga mbrojtësit më të kërkuar.

Fjala është për atë të Napolit, Kalidou Koulibaly, i cili tash e një kohë të gjatë po kërkohet me ngulm nga shumica e klubeve elitare evropiane, shkruan GazetaBlic.

Francezi kërkohet shumë edhe nga Manchester United, por që presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis nuk i merr fare për bazë ofertat që janë nën 120 milionë euro.

Kjo mund të dëshmohet edhe së fundi. Sipas gazetarit të njohur italian, Tancredi Palmeri, drejtuesit e skuadrës napoletane kanë refuzuar ofertën 90 milionë euroshe nga “los merengues”.

Palmeri ka shfrytëzuar rrjetin social “Twitter” për të shpërndarë informacionin e tij.

/GazetaBlic/

06/24/2019 23:48

Milorad Dodik thotë se nuk e ka ftuar Thaçin në Samit si president i Kosovës