Sporti

LAJMI I FUNDIT: Mirlind Daku nënshkruan me pretendentin për titull në Superligën e Kosovës

12/28/2019 12:13
nga:M K

Mirlind Daku ka vendosur përfundimisht të rikthehet në futbollin kosovar.

Sulmuesi gjilanas e ka ndërprerë huazimin te Kukësi dhe do të rikthehet në futbollin kosovar.

Gazeta Sheshi merr vesh se skuadra e tij e re do të jetë kampioni vjeshtor Ballkani.

Skuadra e Ismet Munishit ka siguruar shërbimet e Dakut i cili vjen si huazim gjashtë mujor në klub.

Menaxherët e lojtarit kanë arritur akordin me presidentin e Ballkanit, Arsim Kabashin për huazimin gjashtë mujor të Dakut.

Kësisoj Daku pritet të jetë një armë shtesë e Ballkanit drejt luftës për titullin e kampionit.

03/17/2020 19:19

Shpresonte në titull pas pezullimit të kampionatit, Ballkani reagon pas vendimeve të UEFA’së