Sporti

LAJMI I FUNDIT: Messi do të largohet nga PSG në verë

05/03/2023 16:30
nga:Lorik J

Lionel Messi do të largohet nga Paris Saint Germain në verën e këtij viti.

Eksperti i merkatos, gazetari, Fabrizio Romano ka raportuar pak minuta më parë se Messi do të largohet nga Franca në fund të këtij sezoni, shkruan GazetaBlic Sport.

Messi do të largohet nga Paris Saint-Germain në fund të sezonit. Nuk ka më dyshime për këtë. Në prapaskenë, tashmë kuptohet se babai i Leos, Jorge, ia ka komunikuar vendimin PSG-së tashmë një muaj më parë për shkak të projektit. Ishte pika e fundit e thyerjes”, raporton Romano.

Kujtojmë se Messi është aktualisht i suspenduar nga klubi, shkaku i udhëtimit të tij pa leje në Arabi.

/GazetaBlic Sport