Sporti

LAJMI I FUNDIT: Merret vendimi përfundimtar për ndeshjen Juventus – Napoli

10/14/2020 17:29
nga:M K

Juventusi ka fituar 3-0 në tavolinë ndeshjen e xhiros së tretë në Serie A.

Këtë e ka konfirmuar para pak çastesh “Mediaset”, përcjell GazetaBlic.

Ndeshja e shumëpërfolur e paraparë të zhvillohej me datën 6 Tetor, u shtye për shkak të mungesës së Napolit në stadium, e kjo kishte ndodhur për shkak të mbylljes së qytetit nga autoritetet lokale.

Kësisoj, Juve kalon në pozitën e katërt me shtatë pikë pas tre xhirosh, duke lënë prapa Interin me po aq pikë, por me golaverazh më të dobët.

Gjithsesi, mbetet të shihet tani reagimi i Napolit, presidenti i së cilës arsyetohej vazhdimisht që nuk kishin të drejtë largimi nga zona e rrezikuar.

/GazetaBlic/

12/04/2020 21:10

Çështja Suarez, Juventusi rrezikon rënien nga liga