Loriana Kuka mbyll karrierën e suksseshme në xhudo.
Xhudisten kosovare e cila sot garoi në Lojërat Olimpike, por u eliminua në raundin e 16’të – nuk do ta shohim më në tatami, përcjell GazetaBlic Sport.
Para pak çasteve, këtë e ka bërë të ditur Komiteti Olimpik i Kosovës me një postim në rrjetin e tyre social, Facebook.
Kuka gjatë karrierës ishte medaliste e Botërorit, dy herë e Europianit, medaliste e Lojërave Europiane, dhe medaliste e Lojërave Mesdhetare.
/GazetaBlic Sport