Sporti

LAJMI I FUNDIT: Lionel Messi përplaset edhe me portierin Marc-Andre Ter Stegen në stërvitje

02/06/2020 17:42
nga:M K

Duket se gjërat në kampin katalunas nuk janë ashtu siç duhet.

Pas përplasjes mes Messit dhe drejtorit Eric Abidal, tani gjashtë herë fituesi i “Topit të Artë” ka pasur një konfrontim verbal me portierin Ter Stegen, përcjellë GazetaBlic.

Të paktën kështu shkruan “El Pais”, që thotë se argjentinasi fillimisht ka diskutuar me tone të ashprra me portierin gjerman, teksa më pas kanë tentuar t’i qërojnë hesapet.

Sipas mediave spanjolle, këto zënka vijnë pas shkarkimit të trajnerit Valverde, të cilin disa lojtarë e bojkotuan, dhe nuk dihet pse.

Ndërkaq, Messi pati kritikuar çasjen e francezit Abidal, duke deklaruar se ai duhet të flas me emra dhe jo të shpërndajë thashetheme.

Gjithsesi, tani edhe më shumë shtohen zërat për një largim eventual të “Pleshtit” nga skuadra ku luajti gjithë karrierën.

/GazetaBlic/

03/24/2020 10:16

Messi, futbollisti më i paguar në botë