Lajme

LAJMI I FUNDIT: Lëndohen 12 persona nga aksidenti në Veternik!

08/05/2020 11:47
nga:N.K

Janë lënduar 12 persona në një aksident trafiku në rrugën Ferizaj-Prishtinë, shkruan GazetaBlic.

Zëdhënësja për Policinë e Kosovës, Flora Ahmeti, e cila e konfirmoi rastin për GazetaBlic, tha se në këtë aksident kanë qenë të përfshiera 15 vetuara.

Ahmeti ndër të tjera thotë se me rastin po merren zyrtarë të njësitit të trafikut.

“Me datën 05.08.2020 rreth ores 09:40 ne rrugën Ferizaj – Prishtinë, kanë ndodhur pesë aksidente trafiku me lëndime trupore . Në këto aksidente kanë qenë të përfshira 15 automjete. Bazuar në të dhënat fillestare ndihmë mjekësorë deri tani kanë kërkuar 12 persona. Me rastet po merren zyrtarët e njësitit të trafikut”, tha ajo.

09/24/2020 09:30

Aksidenti ne Lipjan, dy të lënduar