Lajme

LAJMI I FUNDIT: LDK-ja i ka mbledhur nënshkrimet për mocionin e mosbesimit, ato dorëzohen sot

03/20/2020 13:48
nga:Gazeta Blic

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbledhur nënshkrimet për inicimin e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti. Partia e cila ende është pjesë e kësaj Qeverie, ka siguruar më shumë se 40 nënshkrime për të thirrur seancën e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës.

Një gjë të tillë e ka konfirmaur për KosovaPress, shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi i cili tha se këto nënshkrime do të dorëzohen sot në Kuvendin e Kosovës.

“Nënshkrimet janë të gatshme besoj që nëse nuk ka lëvizje nga kryeministri Kurti, në fund të orarit të punës do t’i dorëzojmë. Unë krejt çfarë mund të konfirmoj është se nënshkrimet janë mbledhur më shumë se sa që është e nevojshme”, deklaron Gashi.

Ai nuk tregon se sa nënshkrime janë gjithsej, megjithatë thotë se një gjë e tillë do të bëhet e ditur pasdite.

“Ju e dini që z. Mustafa ia ka dhënë një mundësi z.Kurtit, dhe nuk varet prej neve”, shton ai për KosovaPress.

Partia e Isa Mustafës i ka 28 deputetë, por siç është raportuar janë katër deputetë të cilën kanë kundërshtuar rrëzimin e qeverisë Kurti. 13 nënshkrime janë nga AAK-ja dhe 6 nga Nisma dhe AKR. PDK-ja ende nuk është deklaruar zyrtarisht nëse do ta mbështesë ose jo mocionin e LDK-së. Kjo parti e udhëhequr nga Kadri Veseli i ka 24 deputetë.

Abazi i përgjigjet Mustafës: Ai që duhet të kërkoj falje është Veliu, e jo Kurti. Kryeministri vendos nëse do ta kthej Veliun në MPB

Pas deklaratës së sotme të liderit të LDK-së, Isa Mustafa i cili sot i kërkoi Kurtit që ta tërheq vendimin për Agim Veliun dhe ta heq taksën 100%, në mënyrë që mos të prishet koalicioni, ka reaguar zëvendëskryeministri Haki Abazi.

Ai në një deklaratë për Gazeta Blic ka theksuar se Albin Kurti nuk kërkon falje për shkarkimin e Veliut.Ai që duhet të kërkoj falje sipas Abazit, është Agim Veliu.
“Në fakt Agim Veliu duhet të kërkoj falje si ministër që ka thënë se duhet të shapllet gjendje e jashtëzkonshme kundrejt qëndrimit të qeverisë dhe kryeminsitrit Albin Kurti

Nëse burimi i problemit është te ndryshimi i gjendjes së menaxhimit të situatës në Kosovë, atëherë është devijim i qëndrimit zyrtar i Agim Veliut ndaj shtetit, nuk është kryeminsitri që këkron falje për këtë punë”, ka theksuar Agim Veliu për Gazeta Blic.

Ai ka theksuar se kryeministri e ka në dorë kthimin e Veliut.“E ka në dorë kryeministri këtë çështje (kthimin e vendimit) por në kushtetutë është e qartë e sheh te komptencat e kryemisnitrit ku thuhet kryeministri duhet të siguroj zbatim dhe koherencën e plotë në zbatimin e vendimeve të qeverisë”, tha ai.

Sipas Abazit duhet të shihet fillimisht interesi kombëtar.

“Nëse po flasim për nivelin e kërkim faljes dhe për kthimin e situatës se ai është vendim tjetër, atëherë kërkim falje duhet të bëjë Agim Veliu që ka thyer qëndrimin e qeverisë, por nuk duhet ta shohim situatën në nivelin e kthimit të vendimeve të kryeministrit, por duhet të shohim interesin kombëtar të qytetarëvë dhe të ecim si qeveri përpara, mos të shantazhohemi me një përkufizim të kërkesës së presidentit për shpallje të jashtëzakonshme”, tha Abazi për Blic.

Sa i përket heqjes së taksës, kërkesë kjo e Isa Mustafës, Abazi ka theksuar se kjo çështje e nivelit qeveritar e jo e atij partiak.

“Çështja e tarifes është që ne po e diskutojmë si qeveri në nivel qeveritar, kjo nuk është që të diskutohet në nivel partive sepse është vendos nga qeveria dhe diskutohet brenda qeverisë dhe ne po punojmë intevizisht për këtë ….. dhe nuk është çështje e një kryetari partie është vendim qeverisë kjo.”, tha ai.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka shkruar në Facebook për bisedën që ka bërë para katër ditësh me kryeministrin Albin Kurti në praninë e Vjosa Osmanit dhe Avdullah Hotit.

Mustafa ka thënë se në adresimin që ia ka bërë kryeministrit i ka kërkuar ta heqë tarifën dhe të mos rrezikojë partneritetin me ShBA-në në të kundërtën do të dalin nga koalicioni

06/03/2020 21:38

Hashim Thaçi “provokon” Albin Kurtin: Sot, e futi “bishtin nën shalë”