Lajme

Lajmi i fundit: LDK i kërkon 6 ministri, kur ta marrë postin e presidentit, do t’ia lëshoj njërën ministri VV-së

12/02/2019 16:03
nga:Gazeta Blic

Gazeta Blic nga burime të afërta të takimit ndërmjet liderit të LDK-së, Isa Mustafa dhe atij të Vetëvendosjes, Albin Kurti ka marrë vesh se ka mospajtime në ndarjen e posteve.

Sipas burimeve të Gazetës Blic, LDK i ka kërkuar VV-së që të marrë 6 ministri dhe kryetarin e Kuvendit, si dhe të potencohet në marrëveshje edhe posti i presidentit.

Mirëpo, në momentin që LDK edhe zyrtarisht e zgjedh kryetarin e saj  në krye të Presidencës, atëherë do t’ia lëshoj VV-së një ministri, duke shkuar numri i ministrive në 5 me 5.

“LDK po i do 6 ministri. Në momentin që Isa Mustafa zgjedhet president, atëherë LDK do t’ia lëshoj një ministri Vetëvendosjes, duke pasur dy partitë numër të barabartë të ministrive”, tha ky burim.

Mirëpo, siç mëson Gazeta Blic, lideri i Vetëvendosjes nuk është pajtuar me këtë kusht, prandaj edhe dy liderët kanë shkuar në pauzë, me ç’rast janë konsultuar edhe me zyrtarët e lartë të partive përkatëse.

Ndryshe, para pak minutash ka rifilluar takimi ndërmjet dy liderëve.

LDK, tash ndërron “formulën” për ndarjen e pushtetit, kërkon ministri specifike?!