Sporti

LAJMI I FUNDIT: Ky është kundërshtari i Ballkanit në Champions League

06/20/2023 14:08
nga:Lorik J

Skuadra e Ballkanit ka mësuar kundërshtarin në xhiron e parë të fazës së kualifikimeve për Champions League.

Ekipi kampion i Kosovës, FC Ballkani do të ballafaqohet me ekipin Ludogorets, shkruan GazetaBlic Sport.

Ndeshjet e raundit të parë kualifikues me dy ndeshje do të zhvillohen më 11/12 dhe 18/19 korrik.

Ballkani në krye me Ilir Dajën do ta synojë sërish historinë, pasi vitin e kaluar u kualifikuan në grupet e Conference Legaue.