Lajme

LAJMI I FUNDIT: Kurti propozon heqjen e tarifës 100% për lëndën e parë që vjen nga Serbia

03/20/2020 14:20
nga:A. R.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka nënshkruar dokumentin për shqyrtimin dhe miratimin në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë për lirimin nga tarifa 100% për lëndën e parë që hyn në Kosovë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Sipas këtij vendimi që mbanë datën 20 mars 2020 (sot) vendimi pritet të hyjë në fuqi më 1 prill 2020, me ç’rast detyrohet Ministria e Financave e Kosovës dhe Doganat ta zbatojnë vendimin.

Më poshtë mund t’i gjeni dokumentet e kryeministrit Kurti dhe të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për një vendim të tillë, shkruan “Front Online”.