Lajme

LAJMI I FUNDIT: Kosova pritet ti testojë të gjithë shtetasit e Shqipërisë të cilët hyjnë në territorin e Kosovës!

07/28/2020 19:17
nga:N.K

Republika e Kosovës, pritet që ti testojë për COVID-19, të gjithë shtetasit e Shqipërisë të cilët hyjnë në Kosovë, shkruan GazetaBlic.

Kështu ka deklaruar për GazetaBlic zëvendëskryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj-Halimi.

Ajo thotë se sot në mbledhjen e radhës online, ka qenë një propozim-vendim i tillë, për të cilin ajo ka votuar kundër, ndërsa anëtarët e tjerë të kabinetit kanë votuar pro.

“Ka qenë edhe një tjetër propozim-vendim, që të kërkohen teste edhe për qytetarët e Republikës së Shqipërsië nëse vijnë në Kosovë, por unë kam kërku që kjo të bëhet edhe në dakordim me Ministrinë e Shëndetësisë atje, kam votuar kundër kësaj, ndërsa anëtarët e tjerë kanë votuar pro”, tha Balaj-Halimi për GazetaBlic.

Pak më parë Balaj-Halimi i ka thënë Gazetës Blic se nuk do të ketë karantinim për kosovarët të cilët hyjnë nga vendet e tjera të rajonit për në Kosovë.

Ajo tutje nuk e ka mohuar se një vendim i tillë mund të merret në të ardhmen, por thitë se i njejti nuk mund të merret pa dakordimin e dy ministrive të shëndetësisë, të Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.

“Po ka qene si propozim vendim por sot është heqë nga rendi i ditës në masat shtesë të cilat do të mirren nga Qeveria e Kosovës, por nuk mund të them se i njejti propozim do vijë prapë, por kjo do të vendoset në dakordin me Ministrinë e Shëndetësisë në Kosovë dhe atë në Shqipëri”, tha Balaj-Halimi për GazetaBlic.

Me shtimin dhe rritjen e rasteve me COVID-19, Qeveria e Kosovës, ka paralajmëruar se që nga dita e sotme do të merren masa të reja.

Këtë e ka konfirmuar sot për Gazetën Blic edhe vetë Balaj-Halimi, e cila thotë se vendimet për masat shtesë pritet të publikohen sonte.

Lexo edhe:

Konfirmohet për GazetaBlic: S’ka karantinim për kosovarët të cilët kthehen nga Shqipëria!

09/24/2020 14:19

BE kërkon shtrëngim të masave anti-Covid